Duke qenë një nga balerinat më profesioniste të skenës dhe me një karrierë të gjatë në këtë fushë, Isida Mollaymeri nuk e ka fshehur dëshirën e saj për të qenë drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Madje ka pranuar se ka bërë edhe disa studime jashtë fushës së saj vetëm për këtë gjë.
E ftuar sot në “E diell”, Isida u pyet se cilin prej artistëve të TKOB do hiqte nga puna nëse do e bënte realitet dëshirën e saj.
“Të gjitha shkollat e tjera që kam bërë sigurisht që i kam bërë për drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. E dinë të gjithë ata që më njohin. Nuk mbahem që heq njerëz nga puna edhe pse aty e meritojnë shumë. Nuk do hiqja njeri, nuk po them emër”, u shpreh Isida.