U kapën me 2.2 tonë “të bardhë”, mediat në Peru nxjerrin pamjet: Mafia e fuqishme shqiptare eci me kraneri në vendin tonë (VIDEO)

“Mafia e fuqishme shqiptare e përkushtuar ndaj trafikut të paligjshëm të drogës mbërriti në Peru dhe eci me krenari në vendin tonë”, kështu shkruajnë mediat në Peru, pasi pak kohë më parë u kapën 2.2 tonë kokainë ne vendin e Amerikës Latine.

Panorama aksesoi ekskluzivisht monitorimin 24/7 të kryer nga Dirandro dhe në të cilin zbulohen lidhjet me biznesmenë peruan që lidhen me shpërndarjen e drogës.

Sipas informacioneve të agjentëve të Dirandros, dy shqiptarë kaluan kufirin nga Ekuadori për në Peru në mënyrë të parregullt.

“Bëhet fjalë për anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë në Evropë”, shkruan Panorama.

Falë monitorimit intensiv, u zbuluan identitetet e vërteta të shqiptarëve dhe u dha urdhri t’i ndiqnin në çdo vend dhe në çdo kohë.

Media peruane i referohet Franc Malos dhe Gentjan Metës, të cilët janë të lidhur më trafikun e 2.2 tonë drogë që kishte destinacion final Holandën.

Gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan edhe gjashtë peruan të lidhur me këto, por u arratisën tre të tjerë, të cilët ishin drejtues të organizatës kriminale.