“Të dija ndryshe, do të ta kthej gjithë Prishtinën kundër!”, Meri Shehu kapet me Meriton Mjekiqin: Truprojat e mi të japin nofullën në dorë

Astrologia Meri Shehu, në vetëm disa ditë që nga nisja e “Big Brother Vip 3”, është përfshirë në shumë debate dhe diskutime me banorët.

Së fundi, ajo është përplasur dhe me prezantuesin Meriton Mjekiqin, të cilit në diskutime e sipër i ka thënë se truprojat e saj të thyejnë nofullën.

Pjesë nga biseda:

Meri: Nëse do të identifikohesh si VIP ose si person televiziv, merru me temat e tua, mos u merr me temat e mia. Unë nuk e kuptoj pse ke ardh këtu

Meritoni: Nuk jam si puna jote. Të respektoj shumë

Meri: Po mirë, shyqyr që nuk je. Ça të them. Unë nuk e kuptoj pse ke ardh këtu

Meritoni: Për këtë arsye

Meri: Që të bëhesh VIP. Prishtinën e ke minus nesër. Ore nuk i ke parë 2 truprojat e mi, nuk po tallem

Meritoni: Ashtu e?

Meri: Ore nuk tallem, ata ta japin nofullën në dorë. Mendoja ndryshe për ty, do të të kthej të gjithë Prishtinën kundër


Shtuar 15.01.2024 19:41