Surprizë që nuk pritej, Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë (FOTO LAJM)

Një lajm i ëmbël ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shumë të njohur shqiptar, Pirro Çako. Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin prindërit e kanë pagëzuar me emrin Amadeus, bën të ditur “Bordo”.

Me siguri ky lajm do të surprizojë jo pak njerëz pasi kantautori gjatë gjithë kohës përpiqet që jetën e tij private ta mbajnë larg syrit të publikut.

Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony-t, djalit që Pirro Çako ka nga martesa me soprano Inva Mula.

Kujtojmë se para dy vitesh u bë i ditur lajmi se Çako nisi një romancë të bukur me një bjonde të re në moshë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Asokohe, kantautori vendosi që të shfaqej në publik pranë të dashurës së tij, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, nëse do të duhej të përmendnim një dyshe shumë të mirë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, padyshim që do thonim Elvana Gjata dhe Pirro Çako.

Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë drite dhe shprese për jetën.

 

Shtuar 5.05.2021 11:05