“Stresi pëson aksident të rëndë!” Reperi reagon pas videos që bëri xhiron e rrjetit (VIDEO)

Prej kohësh tanimë TikTok është kthyer në rrjetin social më të përdorur, sidomos gjatë izolimit prej pandemisë kur njerëzit u përpoqën të tregoheshin sa më kreativë, duke e parë si një nga mundësitë e pakta të argëtimit. Tashmë ky aplikacion numëron mbi një miliard përdorues nga e gjithë bota dhe sihurisht kësaj manie nuk i ka shpëtuar as vendi ynë.

Së fundmi një video aksidenti ka bërë xhiron e kësaj platforme sociale. Personi që ka shpërndarë videon në fjalë shkruan: “Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar”.

Kjo shqetësoi shumë fansat e Stresit e jo vetëm. Megjithatë e gjitha është një gënjeshtër. Kësaj videoje i është përgjigjur vet Stresi në TikTok duke realizuar të ashtuquajtur duet ku shihet në makinë. “U prehsha në paqe!”- ka shkruar ai me ironi, duke përgënjeshtruar të ketë qenë protagonist në video.

Kujtojmë se Stresi u rikthye në Shqipëri pak javë më parë. Prej mëse 7 muajsh ai qënsroi në Mbretërinë e Bashkuar duke u arratisur nga Policia pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës rreth një vit më parë. Megjithëse larg Shqipërisë, jeta e tij profesionale e personale ka patur zhvillime të shumta, siç është lançimi i një albumi, rregullimi i raporteve me Noizyn, nisja e një “armiqësie” me Ghetto Geasyn dhe ndarja nga Keisi. Pas gjithë këtyre ndodhive, reperi ka vendosur të rikthehet në Shqipëri.


Shtuar 19.11.2021 13:49