Spekulimet mbi hyrjen e Gjestit në ‘BBVA’, gazetarja: Ftesën e kishte që në verë

Gazetarja Edona Gashi, ose siç njihet ndryshe si Shoqja Edonë, e ftuar në një studio televizive, ka zbuluar një detaj të panjohur lidhur me këngëtarin Gjesti dhe pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Albania. Ajo ka theksuar se, megjithëse Gjesti kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e formatit gjatë verës, ai e pranoi vetëm pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Kosova” 3.

Sipas Gashit, këngëtari ka qenë gjithmonë i dashur për publikun shqiptar dhe ka mbajtur më shumë koncerte në Shqipëri se në Kosovë. Edhe pse kishte mundësinë të bashkohej më herët me Big Brother VIP Albania, Gjesti kishte nevojë për pak kohë për t’u rikthyer dhe për të bërë këtë hap pas eksperiencës në Kosovë.

“Ata e kanë telefonuar gjatë verës për të qenë pjesë e BBVA, dhe nuk e di pse nuk ka pranuar atëherë, e kishte ftesën më herët, por pas daljes nga Big Brother Kosova ka qëndruar një orë a dy në Kosovë dhe ka shkuar atje!” ka theksuar Gashi.


Shtuar 9.01.2025 16:20

Tags: ,