Big Basta Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsia apo Elinara cili prej fermerëve do të lërë garën mbrëmjen e sotme në Fermën Vip?
Pas një fundjave në ankth për shkak të televotimit të hapur që ditën e premte për të eliminuar një prej fermerëve, kjo e hënë në fermë ka nisur me punë e pozitivitet.
Kryefermer Andueli, i cili mban këtë detyrë, prej së hënës së kaluar, ka vijuar sërish me strategjinë e ndarjes së punëve.
Agai edhe këtë fundjavë ka vënë në lojë konkurrentët. Frederik Ndoci është në pritje të shpërblimit të këtij të fundit, pas misionit për zbulimin e një sekreti për çdo fermer.
Të tjera sfida dinamike janë zhvilluar gjatë këtyre dy ditëve në fermë. Shpejtësia, shkathtësia, por dhe durimi janë elementët që iu janë dashur konkurrentëve për të kaluar me sukses çdo sfidë.
Në qendër të kësaj jave ka qenë ruajtja e traditave dhe kulturës shqiptare. Përgatitja e flisë dhe e lakrorit në saç apo përpunimi i produkteve të bulmetit kanë sjellë gjithashtu shumë të qeshura, humor dhe argëtim në Femrën e VIP-ave.
Punimi i tokës ka shkaktuar gjithashtu momente pikante gjatë kësaj fundjave. Si një sfidë nga Agai ky moment ka sjellë edhe anëtarëve të grupit humbës,
Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera. Çfarë po ndodh me raportet e krijuara në fermë, si do të shkojë marrdhëniet e tyre? A janë krijuar miqësi të vërteta, apo mbeten vetëm aleanca loje?
Loja ka marrë një tjetër drejtim e ekuilibrat e saj janë ndryshuar. Ndaj për të mos humbur asnjë moment të fermerëve më të dashur në vend, keni mundësi t’i ndiqni 24 orë në 24 në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2.
Ndërsa për të zbuluar se çfarë do të ndodh sonte, cili prej fermerëve do të eliminohet, cilat do të jenë sfidat e radhës të përgatitura nga Agai e shumë surpriza të tjera, “Ferma Vip 2” dhe moderatorja Luana Vjollca ju lënë takim në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus.