Shqipja i’a thotë në sy Melisës: Një tjetër flirton me Andin (FOTO LAJM)

Melisa ka qenë e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku është folur në lidhje me marrëdhënien e saj me Andin dhe mënyrën se si nisi romanca e tyre.

Në bisedë e sipër, Shqipja i tha Serxhinës që të mos ngacmojë Andin se është i lidhur, ndërsa Melisa reagoi menjëherë drejt saj. Më pas, Shqipja tha se beson tek romanca e tyre, ndonëse do t’i pëlqente që çdo gjë ta bënin publike në programin Për’Puthen.

Shqipja: Ti kujdes mos ngacmo të dashurin e Melisës se javën që kaloi po i bije nga mbrapa nga prapanica, kujdes se është i lidhur. Është i lidhur.

Melisa: Po ti Shqipe çfarë i bën, po e kontrollon?

Shqipja: Mua më vjen mirë që jeni të dy bashkë, por nuk më vjen mirë që e bëtë jashtë kamerave. E kam thënë që në fillim, nuk më ka pëlqyer pafytyrësia, do ishte më e bukur të ndodhte në ekran.

Melisa: Në fillim, kur kam hyrë në Për’puthen, të gjithë jemi koshient për çfarë lloj fame mund të kemi dhe opinionin që mund të kenë njerëzit për ne dhe kur ka nisur rrugëtimi im, ti nuk ke pasur një opinion shumë të mirëfilltë për publikun. Ke të drejtë të mendosh që unë mund të kem dashur të marr vëmendje, por sot pavarësisht si më merr rrugëtimi, për keq apo për mirë, nuk do isha nisur me këmbën keq duke të përmendur ty. Të kam vlerësuar për karakterin tënd.

Unë e kam shprehur që kur kam hyrë dhe e gjithë studio mu sul për emrin tënd. Unë jam e drejtë me atë që them dhe mendoj. E fundit fare, sido që të ketë qenë puna ime, për pafytyrësi ti duhet të flasësh e fundit se çfarë do që të kem bërë të keqe, ti nuk del më mirë se unë po të ofendosh në rrjetet sociale.


Shtuar 10.05.2021 10:13