“Shkoj çdo ditë te varri”, rrëfimi emociounes i bashkëshortit të Hueyda El Saied një vit pas vdekjes së saj: I tregoj për Gabrielin

“Është e vështirë, patjetër. Më mungon shumë ajo. Është përherë e vështirë, edhe tani që ka kaluar një vit, përsëri nuk është e lehtë. Por jeta duhet të vazhdojë”, u shpreh kështu bashkëshorti i Hueyda El Saied, e cila humbi betejnën me kancerin një vit më parë

Ai ka deklaruar në “S’e Luan Topi” se shkon çdo ditë tek varri, ku i tregon asaj për rutinën e tij dhe të djalit, Gabrielit.

Thierry i prekur u shpreh se e gjithë kjo gjë që bën i duket si një ditar, në të cilin tregon çdo gjë.

“Një pjesë e familjes do të vijnë më 23 nëntor për përvjetorin e vdekjes. Do jetë diçka private sepse unë e Gabrieli kemi nevojë të kalojmë disa kohë vetëm gjatë këtyre momenteve me Hueydën. Do të jemi vetëm ne, ndoshta gjatë ditës me shumë pak familjarë tanë në mënyrë që të kemi një ditë jo të madhe paqësore”, tha ai.

“I shpjegoj Hueydës rezultatet e mira të Gabirelit në shkollë. Është si një takim ditor me Hueydën. I shpjegoj se çfarë kam bërë, ndonjëherë udhëtimet e mia të punës. Thjesht i flas për jetën time dhe të Gabirelit. Është si një ditar në fakt”, shtoi më tej i prekur Thierry.