“Na ishte njëherë…1978”, shkruan artisti i mirënjohur Sidrit Bejleri krah kësaj fotoje bardhë e zi duke e publikuar në rrjete sociale, të gjetur në arkivat e fotove të tij të vjetra që me siguri i ruan si të çmuara.
Rrallëherë Sidriti publikon foto të tilla nga fëmijëria, por me këtë postim me siguri ia ka ëmbëlsuar mbrëmjen ndjekësve dhe gjithashtu u ka shuar kuriozitetin sesi dukej ai ende fëmijë. Në komente i shkruajnë se nuk ka ndryshuar fare ndërsa të tjerë i vënë në dukje flokët. Kujtojmë që sot Sidriti është baba i tre fëmijëve.