Sarah puthi në buzë Pajtimin, xhindoset Fifi: Është shumë e rëndë (FOTO LAJM)

Puthja e Pm dhe Sarës duket se ka shqetësuar shumë Fifin. Në mes të një diskutimi në kuzhinë, pasi Pm i pohoi Fifit se ishte puthur me Sarën, Fifi vendosi t’i kundërvihet kësaj të fundit.

“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për Pm, të tha s’ka gjë. Qënke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, ishin këto disa nga fjalët e Fifit në momentin kur u acarua pse Sara ishte puthur me Pm.

Të lidhura

None found

Kaq mjaftoi që Sara të përlotej dhe ta pyeste vetëm pse përfshihej aq shumë. Fifi nisi të flasë me tone të larta, e pas këtij momenti të gjithë banorët u mblodhën në të njëjtin ambient.

Ata i shprehën Sarës mendimin se askush nuk ka pse ndërhyn dhe ajo nuk ka pse shpjegohet.


Shtuar 22.11.2021 13:06