“Big Brother Vip” është një format me dinamika dhe të papritura që në të gjitha mënyrat do të bjerë në syrin kurioz të publikut. Koha ka treguar se edhe personazhe publikë e ndjekin këtë format dhe zgjedhin ta komentojnë përmes mesazheve indirekte që postojnë shpesh në rrjete sociale.
Njëra prej tyre edhe Sara Hoxha. Blogerja pyetet në “Instastory” se nëse e ndjek këtë format dhe për kë bën tifo, dhe ajo nuk ngurroi të përgjigjej. Sara na zbuloi se Romeo është banori të cilin e mbështet, pasi siç shprehet, ajo e ka takuar atë edhe nga afër dhe ka një vlerësim pozitiv. Ndër të tjera ajo i uron këtij të fundit që të dalë fitues nga ky edicion.