Sara Hoxha është kritikuar për miqësinë që ka me Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën, të cilat kanë qenë më parë të dashurat e Ledrit. Në një intervistë për “Goca dhe gra”, Sara shprehet se nuk ka asgjë të keqe kur u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.
“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen, Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, jam konfidente dhe nuk mund të xhelozoj për ish të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prapë”, tha Sara.