VIDEO/ Eljon Sota largohet i përlotur nga fusha, kapiteni Aleksi pranë mbrojtësit të Egnatias

Një moment shqetësues u regjistrua gjatë përballjes Egnatia-Teuta, ku mbrojtësi i rrogozhinasve, Eljon Sota, pësoi një dëmtim të rëndë teksa ndiqte aksionin në lojë.

Ngjarja ndodhi pas minutës së 48-të dhe detyroi arbitrin ta ndërpriste ndeshjen për disa minuta. Stafi mjekësor hyri menjëherë në fushë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme lojtarit, i cili u largua nga loja i përlotur, ndërsa pranë tij qëndroi kapiteni Aleksi.

Të lidhura

None found

Duke parë shkallën e dëmtimit, dyshohet se mungesa e Sotës do të jetë e gjatë dhe mbrojtësi mund ta ketë mbyllur vitin.

Ky është një tjetër shqetësim për Nevil Deden, i cili përveç kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve duhet të përballet edhe me pasojat e dëmtimeve. Eneo Bitri mungoi për disa javë, ndërsa Soumalia Bakayoko vijon të jetë jashtë.


Shtuar më 29.10.2026 20:00