Sa shumë është rritur! Vajza e Norës dhe Robertit është bërë një zonjushë e vërtetë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi tregohet shumë e rezervuar rreth jetës së saj private.

Përgjatë kohëve të fundit në rrjet kanë munguar fotot familjare, por sot ajo nuk na i ka kursyer disa poza të ëmbla të së bijës.

Nora ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto të Renees, e cila është bërë një zonjushë e vërtetë dhe i ngjan shumë. Renee shihet me flokë të gjatë me onde dhe me një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë.


Shtuar 14.05.2021 10:52