Romeo Veshaj tregon pse i dha fund lidhjes me Aleksian!

Mbrëmjen e djeshme banorët e BBV3 kanë luajtur një lojë me pyetje dhe dënime, për të njohur më mirë njëri-tjetrin. Ledjona ka pyetur aktorin Romeo Veshaj në lidhje me lidhjen e fundit dhe pse i ka dhënë fund.

Romeo nuk ka ngurruar dhe ka deklaruar se ex-i i fundit është Aleksia Peleshi, pasi nuk përputheshin karakteret.

“Ex-i i fundit dihet kush është, njihet mediatikisht. Aleksia dhe ndarja është mospërputhja e karaktereve”, ka deklaruar Romeo.

 


Shtuar 18.03.2024 14:35