Rita Ora i jep këshillë vajzave për lidhjet: Nëse e bëni këtë, do jeni gjithmonë të pakënaqura!

Rita Ora ka folur për të shkuarën e saj dhe ka pranuar se ishte ‘gjithmonë e pakënaqur’ nga lidhjet e saj derisa takoi Taika Waititin.

Këngëtarja, 33 vjeçe, u martua me bashkëshortin e saj regjisor Taika Waititi në një ceremoni sekrete në gusht 2022.

Pas disa vitesh që nuk ishte në marrëdhënien e duhur gjatë ‘të njëzetave të saj të çrregullta’, Rita tha se kur u bashkua me Taika, 48 vjeç, u ndje ‘e sigurt’.

Duke reflektuar për të kaluarën e saj, ajo tha: “Jeta ime e dashurisë ka qenë shumëngjyrëshe. Sa e keqe është që ne mund t’i bëjmë ato zgjedhje për veten tonë?

Ajo shtoi: Unë isha e mërzitur gjatë gjithë kohës [gjatë të njëzetave të saj]. Doja truri im të ishte i ndezur. Njerëzit përkushtohen kaq shumë te dikush tjetër për ta bërë veten të ndihen mirë. Kjo është një fatkeqësi. Do të jesh gjithmonë e pakënaqur, unë isha ai person.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të bënin publike romancën e tyre atë gusht. Para lidhjes së tyre romantike, Rita dhe Taika ishin miq të ngushtë për pesë vjet.


Shtuar 21.03.2024 13:35