Puthje dhe përkëdhelje, Andi dhe Melisa kapen “mat” në momente intime (FOTO LAJM)

Dy ish-konkurrentët e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Melisa Lleshi dhe Andi Shehu edhe gjatë kohës që kanë qenë në emision ndjekësit kanë aluduar për një marrëdhënie të fshehtë në mes dyshes.

Ishte ish-konkurrenti, Fation Kuqari, i cili tregoi që nuk do të dilte më me Melisën pasi kjo e fundit kishte një lidhje të fshehte, e që shumë ndjekës të emisionit kishin fotografuar dyshen në shumë vende të ndryshme ku shiheshin së bashku.

Dyshja janë komentuar gjërë e gjatë për një romancë të mundshme mes tyre por nuk kanë pohuar asnjëherë lajme të tilla.Mirëpo, pamjet të cilat po qarkullojnë në medie e thonë të kundërtën .

Sipas këtyre fotografive, dyshja shihet se janë mjaft të dashuruar e të lumtur pranë njëri-tjetrit.


Shtuar 24.04.2021 10:44