Publikojmë rezultatet: Kë votuan shqiptarët FITUES të “Big Brother VIP”

Luizi i pari, Efi e dyta, Dea e treta dhe në fund Kristi. Kjo ishte rradha e shpalljes së 4 finalistëve të BBV, për të cilët shqiptarët diskutojnë e debatojnë prej 4 muajsh.

Nëser është finalja e madhe dhe prej ditësh në AlbEu.com po zhvillohet një sondazh për fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”.

Mijëra persona kanë marrë pjesë në sondazh ku fitues është shpallur Luizi me 78%. Vendin e dytë e fiton Efi, të tretin Dea Mishel dhe më pas Kristi, sipas votuesve të AlbEu.com.

Nëse vendi i dytë, i tretë dhe i katërt lenë vend për diskutim, vendi i parë është me një diferencë të konsiderueshme në avantazh, nga Luiz Ejlli. /albeu.com/