Disa oficerë policie të Los Angeles shkuan në shtëpinë e Will Smith ditën e martë, vetëm pak ditë pas skandalit të “Oscars” ku aktori goditi me shuplakë Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë.
Oficerët u panë duke hyrë në rezidencën e Smith me një makinë patrullimi rreth orës 14:40, sipas raportimit të ‘Splash News’ ndërsa kanë shkrepur fotot e automjetit të policisë. Lizette Salcon, një zëdhënëse e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit, ka treguar për ‘Page Six’ se policia mbërriti pasi dikush raportoi një dron që fluturonte nëpër lagje por nuk konfirmoi nëse ishte aktori i cili ka bërë ankesën apo ndonjë fqinj tjetër.
“Ne sapo e dërguam atë grup atje për të gjetur vendndodhjen e dronin dhe për të parë nëse kishte një paparacë apo çfarë po ndodhte,”- tha Salcon. “Por kur oficerët arritën atje, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin dronin. Ajo tashmë ishte larguar nga zona.”
Ndërsa Chris Rock, ka vendosur të mos ngrejë akuza , shumë kanë pyetur veten nëse aktori i “King Richard”, do të përballej me pasoja ligjore pas aktit të dhunës që bëri kundrejt komedianin për një shaka në lidhje me gruan e Smith, aktoren Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga gjendja e rënies së flokëve alopecia.
Rikujtojmë se Will i kërkoi falje Rock -ut përmes Instagram-it të hënën, duke thënë: “Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.
Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”