Pse nuk e ka ftuar asnjëherë Noziy në emision? Meritoni flet për “luftën” me reperin (VIDEO)

Përplasjet virtuale mes moderatorit Meriton Mjekiqi dhe reperit të njohur Noziy kanë bërë bujë të madhe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Gjithçka nisi pas një komenti që Big Kik, i cili ishte i ftuar në emisionin e Meritonit u shpreh se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi OTR.

Ky i fundit reagoi në Instagram duke përfshirë dhe moderatorin. Në lidhje me këtë, Meritoni thotë në emisionin “Why?Not” në RTV Ora se çdo konflikt me reperin i përket së shkuarës dhe se nuk dëshiron të flasë për këtë gjë.

Meriton Mjekiqi: Çfarë do që ka ndodhur në 2021-in mbetet aty, tashmë jemi në 2022-in. Çdo përgjigje që unë mund të jap ty sonte do të keqkuptohet.


Shtuar 12.02.2022 23:01