Kate Middleton festoi 40-vjetorin e lindjes dhe një nga traditat më të rëndësishme që lidhet me datën e shënuar është fakti që kambanat në Westminster Abbey bien, siç ndodh në nder të çdo anëtari të rëndësishëm të familjes mbretërore. Tradita, siç mësohet nga specialistë të familjes, është anuluar për shkak të problemeve financiare që po kalon gjithë Britania e Madhe dhe vetë familja.
Edhe kur Mbretëresha Elisabeth kishte ditëlindjen, kambanat nuk ranë, por në atë rast zgjedhja u bë për të respektuar zinë për bashkëshortin e saj të ndjerë. Rënia e kambanave tashmë do jetë një traditë që do ndiqet vetëm për Mbretëreshën dhe të birin, në këtë mënyrë familja do kursejë para.