Vllaznia vijon të jetë pa fitore në këtë sezon të Abissnet Superiores, teksa pas katër javësh numëron 2 humbje dhe 2 barazime. Shkodranët u mundën sot nga Laçi me rezultatin 0–2. Pas përfundimit të ndeshjes, zv.trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi, foli për mediat.
Të lidhura
None found
“Në pjesën e parë u mbrojtëm mirë. Në të dytën duhej të shfaqnim më shumë agresivitet dhe përqendrim, por pikërisht atëherë pësuam gol. Kur duhej të ngrinim ritmin, erdhi goli i parë, të cilin ia falëm kundërshtarit.
Ishte një rast i pafalshëm. Nuk mund t’ia lejosh këtë kundërshtarit. Të dy golat e pësuar sot erdhën si pasojë e gabimeve tona. Duhet të punojmë shumë për tranzicionin negativ.
Problemi nuk lidhet me atë që bëjmë në stërvitje, por me vendimin individual të lojtarit. Një futbollist mund të marrë një zgjedhje të gabuar, edhe pse gjatë stërvitjes kemi punuar ndryshe”, u shpreh Borshi.
