Prapaskena! Situata e shëmtuar që u përball Olta Gixhari gjatë publicitetit (VIDEO)

Bled Mane ka ndarë prapaskenat në studio pas daljes së Olta Gixharit mbrëmjen e sotme. Edhe pse plot emocione dhe dhembshuri, vajzat ish-banore të BBV, janë larguar për të mos takuar Oltën.

Të vetmit që kanë përkrahur akotren kanë qenë djemtë, ish-banorë dhe Valbona Mema.

“Kur del Olta, vetem Valbona Mema dhe ne çunat e takojmë. Gocat i përpiu dheu”, shkruan Bled Mane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Olta ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.

Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

Bled Mane Olta Gixhari

Bled Mane Olta Gixhari