Dje dhe sot, Instagrami i secilit nga ne është “ngjyrosur” kuqezi, për shkak të festave tona.
Thuajse të gjithë artistët, uruan në mënyrën e tyre shqiptarët. Disa publikuan këngë e të tjerë të paktën një fotografi me veshje apo simbole me motive patriotike.
Mirëpo, ndryshe nga gjithë të tjerët, ishte postimi i Tuna Sejdiut.
Këngëtarja postoi një foto të Isa Boletinit, krahas të cilës shkroi me humor: “Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini”.
Mbase ky është edhe një “thumb” për kolegët, ose për të gjithë ata që uruan në rrjetet e tyre sociale festat.