LVV dhe LDK dakord për një kandidat konsensual për presidentin, Kraki: Së bashku i kemi numrat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, deklaroi të dielën në emisionin “Review”, të drejtuar nga Greta Topjana në Euronews Albania, se kryeministri Albin Kurti ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e LDK-së për një kandidaturë të përbashkët për presidentin e Kosovës.

Sipas Krakit, emri për të cilin është rënë dakord është Bekim Sejdiu. Ai i kërkoi LDK-së të vijojë qasjen konstruktive dhe të tregojë se mbështet funksionimin normal të institucioneve.

Të lidhura

None found

Kraki tha se pret që LDK-ja të reflektojë gjatë ditëve në vijim, të rikthejë unitetin e brendshëm dhe të konkretizojë qëndrimin e saj në procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Marrëveshja mes lidershipit të LDK-së dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë zotin Kurti, lidhet me emrin e Bekim Sejdiut, i cili konsiderohet kandidat konsensual. Nga pikëpamja matematikore, 18 deputetët e LDK-së dhe 62 deputetët tanë bëjnë 80, duke përmbushur edhe kushtin e kuorumit të dyfishtë në Kosovë”, u shpreh ai.

Deputeti shtoi se 80 deputetët duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të marrin pjesë drejtpërdrejt në votim, duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke depozituar votën në kuti.

“Kushtet ekzistojnë. U bëj thirrje kolegëve të LDK-së që konstruktivitetin e treguar gjatë javëve të fundit ta çojnë deri në fund dhe ta dëshmojnë së bashku se kjo parti ka vërtet ndjeshmëri institucionaliste. Funksionimi i rregullt i sistemit duhet të jetë mbi partitë politike dhe mbi çdo situatë politike që mund të krijohet”, deklaroi Kraki.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpadişahbetgrandpashabet giriş