Përse kaq mllef për njëri-tjetrin? Valbona për Laertin: Nuk kam ndërmend ta fal!

Valbona Mhilli ka reaguar ashpër pas deklaratës së Laertit i cili tha se nuk ka folur dhe nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me gazetaren. Sipas Laertit ishte vetë Valbona e cila e nisi atë lidhje në tentativë brenda Big Brother VIP, por njëriu ka limit.

Gazetarja u shpreh se nëse Laerti do kishte zgjedhur të ishin bashkë, do ishin në finale.

“Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund.”

Ju nuk keni patur kontakt pasi keni dalë nga BBV?

Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.

Keni një lloj ‘mllefi’ me njëri-tjetrin, ka patur në të gjithë historinë tuaj në shtëpinë e BBV, vërtetë ndonjë ndjenjë të mirëfilltë, apo e gjitha ishte në kuadër të lojës?

“Absolutisht që ka patur një simpati për Laertin, se ndryshe nuk do ishim zgjedhur e rizgjedhur. Ka patur shumë sinqeritet brenda asaj shtëpie dhe një konsideratë shumë e lartë. Unë nuk them se kam qenë e dashuruar, se duhet të na kuptoni, të mbyllur në atë shtëpi, aty edhe mund të afeksionohesh me murin.”


Shtuar 24.04.2025 19:18

Tags: ,