Arratisje spektakolare si në filma në Greqi, i burgosuri shqiptar i ikën policisë gjatë transportit për në spital!

Një arratisje spektakolare e një të burgosuri shqiptar, është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Greqi, gjatë transportimit të tij nga burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku automjeti i transportit ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, pranë repartit psikiatrik. Në automjet ndodheshin i burgosuri dhe dy punonjës që e shoqëronin.

Të lidhura

None found

Në atë moment, pranë automjetit janë shfaqur dy makina, të ngjashme me automjetet e policisë. Personat që ndodheshin në to janë afruar drejt mjetit të transportit dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë neutralizuar dy shoqëruesit.

Më pas, autorët kanë ndihmuar të burgosurin të largohej. Sipas informacioneve, ata kanë marrë me vete edhe armën e shërbimit të një punonjësi të burgut. Pas kësaj, grupi është larguar me dy automjetet dhe ka humbur gjurmët.

I arratisuri është një shtetas shqiptar 41-vjeçar, i cili, sipas mediave greke, ishte arrestuar vitin e kaluar nga strukturat e Krimit të Organizuar për një çështje që lidhej me tentativë vrasjeje në Selanik.

Ngjarja kishte ndodhur në një kioskë ushqimore. Ai dyshohet gjithashtu se ka pasur përfshirje në çështje të lidhura me armët dhe trafikun e narkotikëve.

Pas arratisjes, autoritetet greke kanë ngritur alarmin dhe kanë nisur kërkime të gjera për 41-vjeçarin shqiptar, si dhe për personat e armatosur që organizuan dhe realizuan operacionin e arratisjes.


Shtuar 12.09.2026 08:30

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel