Rreth një muaj më parë rrjeti ra në gjurmët e ndarjes së Luana Vjollcës me të dashurin e saj prej shumë vitesh, biznesmenin e njohur nga Kosova, Krenar Çoçaj.
Siç nuk ka reaguar asnjëherë për lidhjen e tyre në gjithë këto vitë, kështu bëri edhe për lajmet e ndarjes moderatorja duke pohuar me heshtjen e saj, shkruan Albeu.com.
Akoma edhe pas kaq javësh Luana dhe Krenari vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjerin në Instagram ndërkohë që moderatorja po shijon pushimet e saj në ishullin Mykonos të Greqisë.
Nga atje ajo ka ndarë mjaft foto, por përshkrimi në foton e fundit duket se është dedikim e të gjithëve I shkon mendja te Krenari.
“Gjithçka që dua sonte është dashuria jote”, shkruan moderatorja duke ju referuar vargjeve të këngës së njohur me të njëjtin titull.
Kujtojmë në fillim të verës që lam pas, u përfol edhe për një dasmë të mundshme, por si duket planet kanë ndryshuar. Gjithsesi një fije shprese mbetet për fansat e çiftit pasi Krenari dhe motra e Luanës, Marina Vjollca vazhdojnë të ndjekin njeri-tjetrin në Instagrm./albeu.com/