Partnerja e Kledit, me të cilën ka 6 vite në një marrëdhënie, kishte vendosur të hynte në shtëpinë e “Big Brother” për ta surprizuar, por kur pa takimin me Beatrix hoqi dorë.
Banorët brenda dhe fansat jashtë e kanë parë kiminë e konkurrentit me Arjolën, madje dhe zhgënjimin në sytë e saj, kur Kledi ftoi Beatrixën për një darkë romantike në shtëpi.
I pyetur nga Arbana, ai thotë se është i lidhur jashtë dhe bashkëjeton, ndërsa thotë se nuk e ka kuptuar pëlqimin që ka Arjola, megjithatë ai është konfuz në përgjigjet e tij.
Ai tha se partnerja e tij e di se kjo është një lojë, por tashmë publiku ka vënë në dyshim sinqeritetin e Kledit për të cilin “vinin dorën në zjarr”.