Rachel dhe Ross janë në një lidhje romantike dhe nuk e kemi fjalën në serialin “Friends”, por në jetën reale! Jennifer Aniston dhe David Schwimmer kanë zbuluar sëfundmi se e kanë pëlqyer njëri-tjetrin që në fillim të xhirimeve vite më parë, e duket se kimia mes tyre ekziston akoma. Sipas raportimeve të fundit, dyshja e famshme patën sërish shkëndija gjatë ribashkimit të “Friends”. Një burim tha për revistën “Closer”: “Pas ribashkimit, u bë e qartë se rikujtimi i të kaluarës ka trazuar ndjenjat për të dy dhe kimia që ata gjithmonë janë përpjekur të groposin, ka qenë aty. Ata nisën të flisnin me mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe muajin e kaluar David fluturoi me avion nga shtëpia e tij në Nju Jork për të takuar Jennifer në Los Angelos”. Sipas burimit, çifti kanë kaluar kohë sëbashku në shtëpinë e aktores ku kjo e fundit ka gatuar për të dhe kanë biseduar e qeshur. Ata gjithashtu janë parë duke shijuar një shishe verë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Megjithatë, yjet e “Friends” nuk e kanë konfirmuar ende romancën e tyre prandaj mbetet për t’u parë nëse janë thjesht miq apo kanë nisur një histori dashurie.