Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, pas një viti në paraburgim, do ta presë vijimin e procesit në liri.
Vendimi nënkupton se ai pritet të dalë së shpejti nga njësia e paraburgimit në Shuto Orizare, pasi gjykata miratoi një garanci të ofruar me hipotekë mbi pronë.
Të lidhura
None found
Vasev është i përfshirë në rastin e parë që ka të bëjë me operacionet ekonomike të Klinikës së Onkologjisë, bashkë me ish-drejtorin ekonomik Artan Nuhi.
Në aktakuzë thuhet se të dy ngarkohen për vepra të vazhdueshme penale “shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”, “mashtrim në detyrë dhe përvetësim në detyrë”, të cilat, sipas prokurorisë, janë kryer në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022.
Sipas pretendimeve të prokurorisë, gjatë procedurave për prokurimin publik të terapisë biologjikisht aktive, terapisë molekulare të synuar dhe antitrupave monoklonalë, ata kanë siguruar barna në kundërshtim me ligjin dhe pa bazë të vlefshme ligjore.
