Mëngjesin e kësaj të premteje, ushtria izraelite ndërmori sulme të reja ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Luginën Bekaa të Libanit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se në shënjestër të këtyre goditjeve ka qenë infrastruktura e Hezbollahut, duke theksuar se ato janë kryer në përgjigje të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga grupi i mbështetur nga Irani.
Të lidhura
None found
Më herët, ushtria izraelite bëri të ditur se katër ushtarë janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me dron në jug të Libanit.
Nga ana tjetër, mediat libaneze raportuan se sulmet izraelite të kryera gjatë natës në zonën e Nabatieh kanë lënë të paktën 15 viktima.
Përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut mbeten të tensionuara, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.
