Pas pushimeve në Maldive, Adrolda Dushi dhe Capital T i tregojnë të gjithëve se janë bashkë (FOTO LAJM)

Adrola Dushi dhe Capital T po jetojnë një romacë dhe po e konfirmojnë atë në heshtje.

Pak ditë më parë modelja dhe këngëtari publikuan foto me vendodhje të dy në Maldive, por asnjë foto bashkë.

Një një nga fotot e reperit dallohej qartë tek sytë një femër me flokë të kapur topuz që ka shkrepur foton. Këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e tij, të cilët i kanë komentuar.

Së fundmi dyshja ka bërë sërish të njëjtën skemë. Të dy në New York, në të njëjtën kohë, pas udhëtimit në Maldive.

Presim me padurim foton e parë si çift të dy bukuroshëve./albeu.com/

Capital T prej kohësh ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re që mban titullin “Diego”. Kënga tashmë është plotësisht gati dhe pritet që të lançohet në datë 27 mars. Ndërkohë që të gjithë fansat po e presin me padurim, Capital T ju ka shuar kuriozitetin duke zbuluar një pjesë të tekstit.

Kjo këngë duket se do të jetë një diss i fortë për gjithë reperët e tjerë. Por përveç kësaj Capital T konfirmon vetë përmes saj zërat se ka qenë për pushime në Maldive me të bukurën shqiptare, Adrola Dushi.

“Thirrëm Diego x3 i Argjentinës hajde genius kapu n’pen*s. Stinës pi thojn dimër un n’pushime jom n’Maldive. Afër me nifar dive ftyrën t’njëjt si t’Angelinës. Ju kan nal koncertet dojn me dek prej karantinës”, ka shkuar Capital T në një postim në Instagram.

 


Shtuar 23.03.2021 10:37