Javën e kaluar rikujtojmë se Atdheu pati disa ngacmime me moderatoren e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku dhe i premtoi se kur të takoheshin do ti sillte një buqetë me lule. Mesa duket e mbajti fjalën.
Pak ditë më parë Krista ka festuar ditëlindjen dhe në mesnatë moderatoret Tea dhe Olesia I kanë shkuar në shtëpi surprizë, por ato nuk ishin vetëm! Surpriza e mbrëmjes ishte Atdheu I cili është shfaqur me një buqetë me trëndafila në derë.
Krista është habitur dhe hutuar njëkohësisht ndërkohë që mami I saj Arba e ka pritur me mjaft sportivitet, aq sa e ka quajtur Atdheun “zemra e mamit”.