Protesta e 112-të para Kryeministrisë zhvillohet këtë të shtunë. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, ndërsa një prej protestuesve iu drejtua me një mesazh të gjithë shqiptarëve.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do t’ju përshëndesja përsëri në këtë shesh. Ju përfaqësoni lavdinë e këtij kombi. Në sheshin e lirisë zhvilluat një nga protestat më madhështore të historisë. Sot është nder dhe lavdi për mua që, në emrin tuaj, t’u drejtohem të gjithëve. Vetëm të bashkuar mund të arrijmë fitoren. Duhet t’u japim goditjen përfundimtare, sepse ata na kanë marrë drejtësinë dhe Shqipërinë. Bashkohuni, që nesër të mos pendohemi. Rama nuk do të na përçajë asnjëherë. Jep dorëheqjen dhe hapi rrugën Shqipërisë së re”, deklaroi ai.
Të lidhura
None found
