Pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë bërë thirrje për një protestë në New York, pas vendimit të fundit të marrë në Hagë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të platformës “Liria ka Emër”, tubimi do të zhvillohet të martën, më 22 shtator, duke nisur nga ora 18:00, përpara ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Protesta është paralajmëruar pas dënimeve në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
