Pas këtij veprimi, familja e Meritonit duket se ka pranuar lidhjen me Ilnisën (FOTO)

Teksa Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother Vip3”, u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakord për këtë lidhje.

Për aq kohë sa Ilnisa ishte brenda shtëpisë, ajo nuk u postua në asnjë moment në llogarinë personale të “Instagramit” të Meritonit, madje dhe në pamje që mund të kenë qenë të dy, fotografia është prerë dhe është postuar vetëm Meritoni.

Teksa mbrëmjen e djeshme Ilnisa surprizoi partnerin e saj në shtëpinë e “BBVA3”, ditën e sotme, në profilin e Meritonit, aktualisht banor në format, u postua një video me momente romantike të çiftit gjatë takimit të tyre në spektakël.


Shtuar 1.05.2024 15:25