Vokalistja Mira Konçi dhe kitaristi, Faton Macula kanë ndarë me publikun këngën e tyre të re.
Konçi dhe Macula kanë sjellur një version të veçantë të këngës së grupit ‘Gjurmët’, ‘Era’.
“Më në fund është këtu,
Kaq e lumtur qe po ndaj me ju kete emocion”, shkruan Mira Konçi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se kjo këngë ka një tjetër peshë për Mira Konçin pasi mban emrin e vajzës së saj dhe Shpëtim Saraçit, “Era”.