Para pak ditësh i ftuar në Top Albania Radio “Pardon my French” ka qenë këngëtari Robert Berisha ku foli rreth projekteve muzikore por dhe për jetën e tij personale.
Ai u shpreh:
“Pas një pauze shumë të gjatë 4 vite, ku i kam kushtuar kohë gocës, Renee-së, dhe me angazhimet e mia, po “robi plaket kur do vetë”. Tani jam shumë i lumtur ka thënë këngëtari.
Roberti pranoi publikisht se është i dashuruar, dhe vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Laureta.
Menjëherë mbas kësaj deklarate të këngëtarit vjen reagimi i ish-bashkëshortes së tij këngëtares Nora Istrefi.
Të dy këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke na bërë të dyshojmë se ky veprim erdhi pasi Roberti zyrtarizoi marrëdhënien e tij publikisht me vajzën e quajtur Laureta.