Papa Françesku tha sot se “kënaqësia seksuale është një dhuratë nga Zoti”, por u bëri thirrje katolikëve që të shmangin pornografinë, shkruan The Guardian.
“Kënaqësia seksuale është diçka për t’u çmuar, por është e minuar nga pornografia. Kënaqësia pa një marrëdhënie mund të krijojë forma varësie”, tha Papa. Ai shtoi se dashuria duhet mbrojtur dhe se “fitimi i luftës kundër epshit mund të jetë një përpjekje e përjetshme”.
Mediat raportuan se Papa po i përgjigjej kritikave nga kritikët konservatorë, pasi një libër me përmbajtje seksualisht eksplicite të shkruar dekada më parë nga kreu i departamentit doktrinar në Vatikan, Victor Manuel Fernandez, u rishfaq në shitje javën e kaluar.
Libri i kardinalit argjentinas të afërt me Papa Françeskun përfshin, ndër të tjera, një kapitull që përshkruan ndryshimet midis orgazmës mashkullore dhe femërore.
Duke iu përgjigjur kritikave, Fernandez tha se “definitivisht” nuk do të shkruante një libër të tillë tani.