Mbrëmjen e djeshme, edhe pse e kishte njxerrë me Zarf të Zi, produksioni vendosi që të rifusë në lojë Egla Cenon.
Një vendim ky i çuditshëm në fakt, pasur parasysh se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës një gjë e tillë.
Mbi të gjitha, edhe pse gjatë gjithë Prime të së martës, Meritoni u etiketua si një përndjekës nga moderatori dhe opinionistët, madje duke i thënë se jashtë do ishte denoncuar për sjelljen ndaj Eglës, produksioni vendosi që të fusë në një dhomë, pikërisht le të themi “agresorin” dhe “viktimën”.
Publiku ka qenë shumë i irrituar për këtë vendim të produksionit, pasi Egla jo vetëm u skualifikua por edhe se është parë tek Komuna e Parisit duke ecur në rrugë. Kjo hedh dyshime të shumta se ajo ka marrë informacione nga jashtë rreth ngjarjeve në BBV.
View this post on Instagram
Mbrëmë u tha që Egla ka qenë e izoluar tek dhoma e bardhë, por në fakt, produksioni që ja ka lënë publikut në dorë që të rikthejë dy banorë nga tre të skualifikuar, nuk tregoi asnjë transparencë për qëndrimin e Eglës 48 orë në dhomën e bardhë.
Kjo për shkak së nuk ka qenë Live për asnjë moment në asnjë nga dy kanalet e BBV.
Të vetmit që reaguan në fakt me të drejtë, ndaj këtij vendimi ishin Jul Deda dhe Erjola. Juli u shpreh se Zarfi i Zi është zhvlerësuar totalisht dhe Egla është faktorizuar nga produksioni.
Për një realityshow si Big Brother, ku publiku me sms(lekë), vendos kush del nga shtëpia dhe kush do jetë fituesi, duket se produksioni ka shpërdoruar besimin e publikut duke mos u treguar transparente me qytetarët.
Gjithashtu, vendimi i mbrëmshëm ishte edhe një goditje e fortë për banorët e tjerë në shtëpi, ku tashmë e kuptojnë se Egla nuk do të dalë nga shtëpia çfarëdo të bëjë.
Tani ka ngelur të kthehen edhe një herë të gjithë ata që kanë dalë me Zarf të Zi, dhe të vendosë publiku se nëse duhet të skualifikohen nga gara.