Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe pritje të gjata për qindra udhëtarë.
Sipas burimeve zyrtare, mbingarkesa ka ardhur si pasojë e lëvizjeve të shumta të pushuesve midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të favorizuara edhe nga sezoni turistik.
Të lidhura
None found
Për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, autoritetet kufitare kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
Pala shqiptare po punon me të gjitha sportelet në dispozicion. Kontrolli i dokumenteve po kryhet me ritme të shpejta për të reduktuar kohën e pritjes.
Policia Kufitare u bën thirrje udhëtarëve të tregojnë durim dhe të shmangin oraret e pikut të fluksit, duke zgjedhur rrugë ose orare alternative kur është e mundur.
Dinamika e lartë e lëvizjeve pritet të vijojë përgjatë gjithë fundjavës, e ndikuar kryesisht nga kthimi i turistëve që lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të pushimeve në bregdetin shqiptar.
