Juli ‘i nervozuar’ me produksionin: Është zhvlerësuar zarfi i zi!

Teksa produksioni shfaqi një klip ‘surprizë’ për banorët, ku këta të fundit mësuan se as Egla por dhe as çifti Meriton-Ilnisa nuk ishin eliminuar prej garës, Juli së bashku me disa prej banorëve ka komentuar për këtë faktorizim që sipas tij i është bërë tre të skualifikuarëve.

Teksa qëndronte orët e para të mëngjesit në oborr me Françeskën, Gracianon dhe Erjolën, Juli është dukur paksa ‘i nervozuar’ me produksionin teksa shprehet se është zhvlerësuar komplet zarfi i zi.

Sipas tij tre të skualifikuarit të cilët momentalisht ndodhen në ‘Torturën e Bardhë’, janë fuqizuar dhe faktorizuar prej produksionit.

Madje ai nuk ka lënë pa cekur as ‘përndjekjen’ që këto banorë kanë bërë teksa është shprehur: ‘Përndjekja’ a ishte vepër penale? Ç’punë ka publiku të vendosë për një vepër që e ka vendosur Gjykata?

 


Shtuar 3.04.2024 16:18