Pak vite në treg, por sot bën namin, këngëtarja shqiptare 20 vite më parë (FOTO LAJM)

Ajo hyri rrufeshëm në tregun muzikor shqiptarë me hitin “Columbiana” dhe që pas saj të gjithë këngët e saj rezultojnë ndër më të dëgjuarat dhe klikuarat në vend.

Bëhet fjalë për reperen Tayna. Edhe pse shumë nuk e dinë, ajo ka dalë në televizion që fëmijë, shumë vite më parë në konkurse këndimi, por jo në rap dhe videot vërtetojnë edhe talentin e këngëtares.

Por jo vetëm për muzikën, ajo është e komentuar shumë edhe për pamjen e saj dhe ndryshimet në fizik duke qenë se në rrjet qarkullojnë pamje të saj të viteve më parë.

Por Tayna ka treguar se ky nuk është aspak një problem i saj pasi ka shpërndarë vetë herë pas here foto nga fëmijëria. Siç është edhe foto më lart ku ajo shfaqet me një ndër shoqet e saj më të mira. “Ke thyer rekord për shoqërinë më të gjatë”, shkruan këngëtarja./albeu.com./