Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka “çmendur” rrjetin me pozat në “Instagram”. Artistja shqiptare nuk i ka lënë vend imagjinatës teksa ka postuar disa fotografi ku shfaqet shumë “hot” me rrobdeshambër.

Të lidhura
None found
Rita shfaqet pa reçipeta, duke treguar më shumë seç duhet. Ajo zbuloi pjesërisht gjoksin e saj dhe muskujt e tonifikuar të barkut, teksa përgatitej për “The Voice Australia”.
“Faleminderit të gjithëve për të gjithë dashurinë. Jam shumë e lumtur që të gjithë po e pëlqeni ‘The Voice Australia’, ka shumë talente, të cilat mezi pres që t’i shihni”, shkroi këngëtarja krahas imazhit.
Në fotot në fjalë, Ora shfaqet me flokët kaçurrela dhe me make-up profesional që i thekson shumë sytë.
