Nuk zënë mend, edhe restoranti në LA do të “mbyllë” dyert për Kanye dhe Bianca

Bianca Censori i shokoi të gjithë kalimtarët në Los Angeles, teksa shfaqej gjysmë e zhveshur krah reperit Kanye West, në një restorant ku kishin vendosur të darkonin.

Arkitektja australiane, 29 vjeçe kishte veshur streçe të shkurtra “nude”, ndërsa në pjesën e gjoksit ishte komplet e ekspozuar. Për shkak të pamjes së saj eksplicite, restorantet janë zotuar të ndalojnë çiftin të hyjë në ambientet e tyre.
“Nuk do t’i kisha në restorantin tim. Krejtësisht e papërshtatshme dhe jo një model i mirë për fëmijët e vegjël që ta shohin këtë. Çfarë nuk shkon me ta?”, një tjetër ra dakord.

“Ajo duket absolutisht qesharake. Si mundet një restorant i mirë të pranojë një klient që e vesh atë? Edhe supermarketet kryesore kanë tabela gjatë verës që këshillojnë se bluzat duhet të vishen për qëllime higjienike kur bëni pazar, pasi po hynin burrat pa bluza. Kjo është shumë më keq”, tha njëri.

“Dikur të refuzohej hyrja në një restorant për shkak të kodeve të veshjes nëse nuk vishje kravatë, Sa kanë ndryshuar kohët, tani mund të hysh dhe të darkosh pothuajse lakuriq”, ka shkruar një i tretë.


Shtuar 15.07.2024 14:17