“Nuk kam pasur kurrë të dashur”, konkurrentja e “Love island” bën deklaratën e papritur

Teksa ditët kalojnë në “Love Island”, ishullorët na zbulojnë më shumë nga vetja.

Së fundmi ka qenë Artemis ajo që ka ndarë detaje nga jeta e saj private. Dhe deklarata e saj erdhi disi e papritur.

Artemis zhvilloi një takimin me djalin e ri të vilës së dashurisë, Denisin. Gjatë bisedës, ishullorja u shpreh se nuk ka pasur asnjë të dashur më parë. Madje tani ajo do një djalë me ekseriencë.

“Fakti që nuk kam pasur asnjë të dashur, dua një djalë me eksperiencë. Besoj që kjo gjë do të më jepte mua siguri dhe do të mësoja më shumë nga djali që do të kem në krah”, u shpreh Artemis.


Shtuar 22.09.2023 14:00