Turistja gjermane bie nga ujëvara në Përmet dhe pëson lëndime të rënda në kokë e trup, dërgohet me helikopter drejt Traumës

Një turiste ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë është rrëzuar nga ujërvara në zonën e Çarçovës në Përmet gjatë kohës që ishte duke fotografuar.

Mësohet se turistja ka pësuar lëndime serioze në kokë dhe pjesë të trupit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Teksa gjendja e saj ka qenë në rrezik për jetën, ajo është nisur me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.


Shtuar 5.05.2024 17:43