Nuk janë transmetuar në ekran, Arjani zbulon kërcënimet që Sindi i ka bërë Julit

Para pak javësh Sindi pati një përplasje shumë të ashpër me Julin, që u bë shkak për një shpërthim shumë të fortë të konkurrentes. Ajo akuzoi Julin se e kishte sharë gjatë një videoje live dhe madje me sharjen kishte prekur gjithë familjarët e saj. Juli nuk e pranoi këtë gjë dhe debati mes tyre ishte goxha i fortë, por siç duket ne nuk kemi parë çdo gjë në ekran.

Gjatë emisionit opinionisti Arjan Konomi zbuloi se Sindi ka kërcënuar asokohe Julin, por këto nuk janë transmetuar. Gjatë një debati në studio Sindi po shprehej se Antonela ka ofenduar Atdheun nga mbiemri dhe në këtë momenti ndërhyri Arjani. Ai tha se akuzat dhe kërcënimet që ajo i ka bërë Julit ishin akoma më të rënda.

Opinionisti zbuloi se Sindi kishte thënë se babai i saj do hakmerrej ndaj Julit dhe madje ishte shprehur “Babi i tha burgut hapu!”. Gjithashtu ai tregoi se ajo ishte shprehur se edhe kushëriri i saj që ndodhej jashtë do vinte në Shqipëri pas debatit me Julin. Sindi e pranoi këtë gjë, por shtoi se zënkat mes saj dhe Julit ishin fëminore.

Për më tepër pas këtij sherri, Sindi mungoi disa ditë në studio dhe pasi u rikthye i kërkoi falje Julit. Ajo u shpreh se do të harronte çdo gjë që kishte ndodhur me Julin dhe të dy të nisin një kapitull të ri si dy miq, por jo më shumë se kaq. Gjithashtu Sindi i dhuroi një përqafim të ngrohtë Julit, për t’i dhënë fund “armiqësisë” së tyre.


Shtuar 14.05.2021 09:49